Wenger-Bayern, gjithçka vendoset javën e ardhshme

schedule22:41 - 8 Nëntor, 2019

schedule 22:41 - 8 Nëntor, 2019

Bayern Munchen vendosi të shkarkojë trajnerin Niko Kovac disa ditë më parë dhe deri më tani, ende nuk është gjetur pasuesi i kroatit. Drejtuesit bavarezë po punojnë për të siguruar shërbimet e një trajneri të njohur dhe Arsene Wenger, shihet si favoriti kryesor për t’u ulur në krye të stolit.

Strategu francez ka refuzuar shumë oferta që nga koha kur u largua nga Arsenali, por një oferte të Bayernit, vështirë se mund t’i thotë “jo”. Siç raportojnë mediet gjermane, Wenger dhe drejtuesit e Bayernit do të ulen në tavolinë në fillim të javës së ardhshme për të diskutuar kushtet e kontratës.

Wenger qëndroi në krye të Arsenalit për plot 22 vite, duke fituar trofe të shumtë. Gjithashtu, Wenger është i vetmi trajner që e ka fituar kampionatin në Premier League pa asnjë humbje, një rekord që vështirë se do të përsëritet nga ndonjë ekip tjetër./abcnews.al