Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Wendt në Tiranë, në rajon ka efektet e veta”/ Minxhozi: Nëse komplikohet situata mes Evropës dhe SHBA, ne jemi në ‘zonën e dytë sizmike’

schedule20:41 - 20 Maj, 2026

schedule 20:41 - 20 Maj, 2026

Analisti Skënder Minxhozi ka deklaruar se emërimi i Eric WendtTiranë pritet të ketë ndikim jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon, sidomos në aspektin e sigurisë dhe marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë për emisionin “Real Story”ABC News, Minxhozi u shpreh se prezenca e një diplomati me profil ushtarak dhe përvojë të lartë do t’i bëjë aktorët politikë më të përgjegjshme në raport me zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Sipas tij, rëndësia strategjike e Shqipëri lidhet me pozicionin e saj në NATO, korridoret energjetike dhe rolin në sigurinë rajonale, ndërsa theksoi se organizimi i samiteve ndërkombëtare në vend forcon më tej lidhjet me amerikanët.



Minxhozi paralajmëroi gjithashtu se tensionet mes Bashkimi Evropian, SHBA-së dhe fuqive të tjera globale mund të ndikojnë edhe në pozicionimet e Shqipërisë, sidomos për çështje që lidhen me Iran, Lindjen e Mesme dhe konfliktin mes Izrael dhe Palestinë.

“Të gjithë politikanë, komunitete të ndryshme shqiptare të gjithë bëhen pak më të përgjegjshme. Nëse kalojmë te çështjet e sigurisë, mendoj se një ushtarak i lartë si Wendt, ka nxjerrë në elementët me rëndësi që kemi prej së vërteti. Shqipëria është një liman i vogël dhe ndaj kemi bashkëpunuar dhe kemi shkuar deri në kufijtë e Evropës dhe jo më larg. Në pikëpamjet e sigurisë, natyrisht kalojnë rrugët e energjisë, fakti që ne jemi një vend anëtar i NATO-s ka rëndësi jo vetëm simbolike apo se do të organizojmë atë Samitin, ne kemi atë rëndësi që kemi për amerikanët. Berisha dhe të tjerët do ta kenë shumë të vështirë që tani të tregojnë me gisht projektin. Por ë krahun tjetër mendojnë se ajo që thotë ambasador Bimo ka rëndësi. Problemi jonë madhor në raport me Amerikën është se për shkak të problemeve që kanë lindur mes Evropës dhe Amerikës…Kjo problematikë e shtuar, kam frikë se u vërejt që edhe nuk u fol për Evropën, ndërkohë që amerikanët kanë bërë lobim në Bruksel. Nëse situatat komplikohen ne nuk jemi teatër lufte aktualisht, por jemi në zonën e dytë sizmike që rrethon një teatër lufte. Nuk them se do na vijë ndonjë raketë pa mendje, por tashmë kemi një pozicionim shumë të fortë ndaj Iranit, opozitën që e mbajmë këtu pozicionimet tona të qarta në Lindjen e Mesme për atë që ndodh mes Izraelit dhe Palestinës. Nëse marrëdhëniet mes Evropës, Amerikës dhe të tretve acarohen, mendoj që do të influenconin edhe qëndrimet tona”, tha Minxhozi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!