VV në zgjedhjet e Shkupit/ Ahmeti: Ndërhyrja e Kurtit po përçan dhe dëmton shqiptarët

schedule16:36 - 28 Dhjetor, 2023

schedule 16:36 - 28 Dhjetor, 2023

Zëdhënësi i PSD-së, Bardh Ahmeti, komentoi gjithashtu edhe përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut. Në intervistën për emisionin “Balllkan Update”, Ahmeti tha se Albin Kurti po përçan shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ashtu sikurse ka vepruar në Luginën e Preshevës.

“Për neve Kurti është lider i cili e sheh veten të rëndësishëm dhe nuk mjaftohet me Kosovën. Këtë ka dëshmuar me zgjedhjet në Shqipëri dhe ka parë që nuk ka mundësi me marrë vota atje, është tërhequr dhe VV në Shqipëri nuk ekziston. Po bën dëm të madh në pozicionin e shqiptarëve ne vendet e tyre. Të njëjtën gjë ka bërë edhe në Serbi, ku ka krijuar përçarje mes kandidatëve. Ka sulme ndaj Shqiprim Arifit që është kryetar i Preshevës atje dhe për herë të parë kanë qenë tre deputetë nga komuniteti shqiptar në Serbi, tani kemi një deputet Shaip Kamberin i përkrahur nga Kurti.

Është luftë ndaj Ali Ahmetit, i cili është kryetar i BDI-së dhe tani ka pasur përplasje për shkak se Aliahmeti është konsideruar se ka raport më të afërt me PDK në Kosovë sepse kanë qenë bashkë në luftë dhe kjo ka qenë një prej arsyeve kryesore duke e sfiduar. Në anën tjetër, ky është dëm i madh për shqiptarët atje. Pozicioni i shqiptarëve në Maqedoni nuk duhet me mohuar se ka pasur avancim. Në anën tjetër, çfarë bën Kurti i dëmton edhe më shumë këto raporte. Këtu ka thellim të ndarjes. Roli i kryeministrit të Kosovës shihet si përçarës në pjesët ku ka pakicë shqiptare. Nuk ka pasur asnjë iniciativë serioze për t’i bërë bashkë ata.“, u shpreh Ahmeti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!