Vullnetarët e indinjuar, në pakot e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Turqi gjejnë rroba të pista dhe të grisura

schedule10:47 - 10 Shkurt, 2023

schedule 10:47 - 10 Shkurt, 2023

Vullnetarët që kanë marrë përsipër të shpërndajnë paketat e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në rajone të tjera të Turqisë janë të indinjuar pasi shpesh kanë gjetur mes tyre rroba të pista dhe të grisura.

Në mënyrë të veçantë, në shumë qytete të Turqisë janë krijuar pika ku qytetarët mund të shkojnë dhe të lënë gjërat e nevojshme për të prekurit nga tërmeti.

Për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe ndërkohë që shumë të prekur janë ende në rrugë, ka nevojë të menjëhershme për ushqim, produkte higjienike dhe veshje të ngrohta.

Sipas Milliyet turk, ndërsa në fillim u jepej përparësi vetëm produkteve dhe veshjeve të reja dhe të papërdorura, për shkak të numrit gjithnjë në rritje të njerëzve në nevojë pasi humbën gjithçka nga tërmeti, vullnetarë filluan të pranonin edhe rrobat dhe këpucët e përdorura, por të pastra.

Vullnetarët në Izmir janë të pranishëm ditë e natë në dy zona qendrore të qytetit dhe marrin rrobat e përdorura të cilat më pas ngarkohen në kamionë për tu dërguar snë zonat e prekura. Por shumë nga rrobat që vullnetarët gjejnë në paketat e ndihmës kanë nxitur zemërimin.

Ndër sendet që kanë gjetur janë sandale, rroba banje, fustane mbrëmje, korse, veshje verore dhe taka të larta.

Azra Chapak, një vullnetare që ndihmon në ndarjen e rrobave, tha: “Ata dërgojnë rroba banjosh të pista, çorape të pista, taka të larta, qerpikë fals. Sigurisht që i hedhim.

Ka nga ata që dërgojnë produkte pa i larë, ndërsa dërgojnë edhe rroba të grisura. Kjo është e pabesueshme”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!