Ish-ambasadori shqiptar në Moskë, Shaqir Vukaj i ftuar në “Ballkan” në Abc ka komentuar situatën e luftës në Ukrainë, por dhe marrëdhëniet Shqipëri-Rusi.
Vukaj tha se lufta do të sjellë ndryshime të mëdha në arenën ndërkombëtare. Ndërsa shtoi se Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë të rëndësishëm për Rusinë, aq sa dhe vetë presidenti rus Vladimir Putin ju referohet shpesh.
Sipas tij çështja e nxehtë mes Kosovës dhe Serbisë bëjnë që vetë Putin të jetë i përqendruar tek shqiptarët.
Pjesë nga biseda:
Vukaj: Si shumë njerëz edhe unë nuk kam menduar se Rusia do të ndërmerrte një agresion, por nga ana tjetër gjithmonë kam patur mendimin se Ukraina duhet të mbajë një qëndrim neutral, pasi rreziqet kanë qenë gjithmonë të pranishme.
Karadaku: Ukraina neutrale, kush e garanton paprekshmërinë e kufijve ukrainas?
Vukaj: Kjo luftë nxori në pah shumë gjëra, NATO kishte probleme, OKB çfarë roli ka sot? Ishte në gjendje të ndalonte luftën. Për mendimin tim kjo luftë do të sjellë ndryshime shumë të mëdha në luftë. Çfarë tregoi globalizimi, për shumë gjëra Europa nuk ka çfarë i bën Rusisë.
Karadaku: Po ne si i kemi marrëdhëniet, Shqipëria nuk është vend neutral, ne jemi pjesë e NATO-s?
Vukaj: Ne jemi shumë të rëndësishme për Rusinë. Putini i referohet shqiptarëve, sepse është problemi i Kosovës, është problemi i Serbisë. Sapo filloi lufta Putini foli për vullnetarë shqiptarë, e vuri theksin këtu se është problemi i Kosovës është problemi i Serbisë. Edhe para 3 ditësh Lavrov deklaroi që Kosova mos ngazëllehet nga lufta jonë.
/Abcnews.al/