Në konferencën e jashtëzakonshme për mediat, presidenti serb Aleksandër Vuçiç i shoqëruar nga kryeministrja Brnabiç, u zotua që Serbia do i gjente vetë vrasësit e Ivanoviçit. Ai gjithashtu paralajmëroi kryetarin e parlamentit të Kosovës Veseli, se do të mund të shkelte në Nish vetëm si turist.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç gjatë deklaratës së tij për gazetarët pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviç në veri të Mitrovicës, premtoi se vrasësit do gjendeshin shumë shpejt. Vuçiç gjithashtu reagoi dhe ndaj deklaratës së një dite më parë të kryetarit të parlamentit të Kosovës Kadri Veseli. Ky i fundit gjatë ceremonisë përkujtimore në Reçak deklaroi se nëse Serbia kthehet në Kosovë, atëherë shqiptarët nuk do të ndalonin deri në Nish. Vuçiç duke e cilësuar Veselin si Zot të Kosovës, theksoi se ai mund të skelte në Nish vetëm si turist.
Më tej kreu i shtetit serb tha se është një çmenduri të negoiciosh në këtë pikë, kur ka kërcënime çdo ditë në Kosovë dhe se ata që duhej të kishin reaguar në sekondë, heshtin.
Presidenti serb foli për vrasjen e liderit të iniciativës “Liri, Demokraci, Drejtësi”, duke thënë se do të kërkojë që në hetimet për vrasjen të përfshihet edlhe Serbia. Ai tha se do i kërkohet Euleksit që dhe Serbia të jetë pjesë e hetimeve pasi ka pista hetimi pr ngjarjen. Sipas Vuçiç pavarësisht nëse autori i vrasjes është serb apo shqiptar, ai ka sulmuar popullin serb dhe Serbinë, në një kohë që Ivanoviç asnjëherë nuk a nxitur urrejtjen mes serbëve dhe shqiptarëve në Mitrovicë. Vuçiç përfundoi deklaratën e tij duke thënë se ishte në pritje të një përgjigjeje nga organet e Kosovës se kush e ka vrarë Ivanoviç.
Menjëherë pas vrasjes së Ivanoviçit, Serbia ndërpreu bisedimet me Kosovën në Bruksel, ku po qëndrojnë ekipet e të dyja palëve, duke u larguar nga Brukseli delegacioni serb u shpreh se janë objekt i përditshëm i kërcënimeve për luftë./abcnews.al