Vuçiç takon përfaqësuesit e QUINT: Nuk do të them asgjë

schedule11:46 - 14 Qershor, 2023

schedule 11:46 - 14 Qershor, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mëngjesin e kësaj të mërkure ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUNT-it.

Pas takimit Vuçiç është shprehur se nuk do të japë asnjë koment në lidhje me atë që është diskutuar.

 “Kam marrë vendimin që të mos them asnjë fjalë për takimin me përfaqësuesit e vendeve të QUNIT-it dhe me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi. Mendoj se është më mirë për të gjithë”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.

Takimi ka ndodhur një ditë pasi Policia e Kosovës ka arrestuar Millun Millenkoviç-Lunet në veri të Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Millenkoviç ishte një nga organizatorët e sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan dy javë më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!