Vuçiç takon Dodik: Mbështesim marrëveshjen e të tre kombeve përbërëse

schedule14:57 - 14 Prill, 2023

schedule 14:57 - 14 Prill, 2023

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, këtë të premte ka pritur në një vizitë me Presidentin e Republikës Srpska Milorad Dodik, ku ka premtuar ndihmë edhe për pesë komuna të tjera.

Vuçiç është shprehur se përveç disa komunave që ndihmuam në Republikën Srpska, por edhe në territorin e FBiH-së, do të ndihmojmë edhe Sokolac, Rudo, Vishegrad, Nevesinje dhe Bileća.

Gjithashtu kreu i shtetit serb njoftoi se do të mbahet seanca e përbashkët e dy qeverive.

Presidenti Dodik më prezantoi me pikëpamjen e tij për situatën dhe marrëdhëniet, si në BeH, ashtu edhe për marrëdhëniet me Republikën Srpska, luftën dhe përpjekjet që Republika Srpska të ruaj të drejtat e saj nga Marrëveshja e Dejtonit.

Në emër të Serbisë thashë se ne e konsiderojmë Marrëveshjen e Dejtonit si thelbin e funksionimit të BiH dhe se, natyrisht, ne gjithmonë do të mbështesim marrëveshjen e të tre kombeve përbërëse duke respektuar Marrëveshjen e Dejtonit”, ka thënë ai.

Vuçiç ndër të tjera tha se në takim janë biseduar për shumë gjëra konkrete, ndër të cilat edhe ndërtimi i dy qendrave memoriale.

“Një në Donja Gradina dhe më 23 do të kemi një tubim dhe përkujtim të vuajtjeve të popullit serb. Dhe një qendër përkujtimore në Beograd kushtuar viktimave të Jasenovacit”, tha Vuçiç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!