Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, këtë të premte është takuar në Beograd me anëtarin serb të Presidencës së BeH, Milorad Dodik.
Vuçiç përmes një postimi në Instagram bën me dije se në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve ku thekson se tashmë këto marrëdhënie janë forcuar më shumë se kurrë.
“Lidhjet midis Republikës së Serbisë dhe Republikës Srpska nuk kanë qenë kurrë më të forta dhe askush nuk do të mund t’i prishë ato. Ne diskutuam të gjitha çështjet e rëndësishme, kuptuam peshën e pozitës së popullit serb sot dhe ramë dakord për mbështetjen e Serbisë për Paqja dhe stabiliteti në rajon janë interesa thelbësore të Serbisë dhe Srpska, si dhe një qëndrim i unifikuar për çështje të rëndësishme politike për Ballkanin Perëndimor, por edhe për Evropën,” ka thënë Vuçiç.
Presidenti Dodik nga ana tjetër është shprehur se Vuçiç dhe Republika Srpska ishin nën presion të madh për situatën e brendshme politike në BiH, ndërsa Presidenti Vuçiç tha se Serbia nuk do dhe nuk mund të pranonte zbatimin e fuqive të Bonit ose vendosjen e sanksioneve ndaj Republikës Srpska.
Vuçiç dhe Dodik gjithashtu kanë folur për formimin e qeverisë së re në Serbi. /abcnews.al