Vuçiç takohet me Putin: Serbia vlerëson shumë Rusinë

schedule11:16 - 20 Dhjetor, 2017

schedule 11:16 - 20 Dhjetor, 2017

Mediat serbe kanë zbardhur bisedën mes presidentit Aleksandër Vuçiç dhe kreut të Kremlinit Putin në Moskë. Vucic ka folur në rusisht në pjesën më të madhe të kohës dhe i ka thënë Putin se Serbia është një vend i vogël që e vlerëson shumë Rusinë.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp presidenti rus Putin ka falenderuar homologun e tij serb Vucic për bisedën miqësore. Kreu i Kremlinit theksoi se të dyja vendet synojnë përforcimin e bashkëpunimit, në prag të 180 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatikes mes Rusisë dhe Serbisë.

Për sa i përket situatës në Ballkan Putin u shpreh se Rusia është e interesuar në stabilitetin e rajonit dhe për këtë arsye i kishte garantuar presidentit serb mbështetje të vazhdueshme. Një mbështetje që do të fokusohet në sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë

Gjithashtu kreu i Kremlinit premtoi se do të mbështese cdo marrëveshje të arritur nga Beogradi dhe Prishtina duke theksuar se zgjidhja duhet arritur për arsye politike nëpërmjet dialogun mes dy palëve dhe në kuadrin e rezolutës 1244 të këshillit të OKB-së.

Nga ana e tij Vuçiç u shpreh se Serbia është një vend i vogël i cili e vlerëson shumë miqësinë e Rusisë.

Duke folur rusisht gjatë takimit me Putin ai përsëriti të njëjtat qëndrime që Beogradi zyrtar ka theksuar shpesh kohët e fundit. Vucic tha se Serbia nuk do të ndërhyjë asnjëherë në xështjet e brendshme ruse, dhe se pavarësisht synimin për anëtarësimin në BE nuk do të vendosë sanksione ndaj Moskë. Kjo sepse Beogradi do të ruajë neutralitetin ushtarak

Më shumë se njëherë Vucic falenderoi Putin për mbështetjen ndaj vendet të tij duke nënvizuar se pala ruse ka vepruar ndryshe para se Putin të ishte në Pushtet dhe për këtë arsye i uroi dhe fitoren në zgjedhjet presidenciale të muajit mars

Duke e ftuar Putin në Serbi Vucic u shpreh se janë tre gjërat për të cilat vendi i tij falenderon Rusinë duke filluar nga vetoja ruse ndaj rezolutës për Srebrenicën së këshillit të sigurisë së OKB-së më korrik të 2015, ku rusët nuk pranuan genocidin serb. Gjithashtu për sa i përket qëndrimit ndaj Kosovës si dhe për ndihmën në fushën ushtarake

Duke folur për Ekonominë presidenti rus Putin shtoi se kreu i shtetit serb ishte i kujdesshëm për sa i përket bashkëpunimit ekonomik në një kohë që kapitali rus në Serbi llogaritet me miliarda.

Putin tha se serbia nuk është e rëndësishme vetëm si importuese por dhe si një vend tranzit i gazit natyral duke përmendur gazzjellësin turk

Si shembull të këtij bashkëpunimi presidenti rujs përmendi hekurudhar ruse në Serbi duke thënë se tashmë vendet do të përqendrohen tek bankat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!