Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Vuçiç shpërndan Parlamentin / Zgjedhjet e parakohshme më 25 tetor

schedule16:55 - 9 Shtator, 2026

schedule 16:55 - 9 Shtator, 2026

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor. Data është konfirmuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç firmosi dekretin për shpërndarjen e Asamblesë Kombëtare dhe përgatitjen e vendit për votime.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi u mbajtën më 17 dhjetor të vitit 2023, ndërsa votimet e parakohshme po organizohen si pasojë e krizës politike që ka nisur pas shembjes së strehës së stacionit të trenit në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona.

Që atëherë, në vend ka pasur protesta, ndërsa opozita kërkoi edhe mocion mosbesimi, i cili gjithsesi në fund nuk mori votat e nevojshme të shumicës për ta rrëzuar qeverinë.

Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme pritet të shërbejë si një test i rëndësishëm për pushtetin e Vuçiçit dhe partinë e tij.

Zgjedhjet e 25 tetorit do të përcaktojnë përbërjen e re të Parlamentit serb dhe mund të kenë ndikim të rëndësishëm në drejtimin politik të vendit në muajt e ardhshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!