Vuçiç: Shërbimet e sigurisë e dinin se në SHBA do të kishte pika “të vështira për Serbinë”

schedule21:15 - 10 Shtator, 2020

schedule 21:15 - 10 Shtator, 2020

Presidenti Aleksandër Vuçiç thotë se Serbia nuk ka pasur përkrahje në Shtetet e Bashkuara në 30 vitet e fundit dhe se dyert e Shtëpisë së Bardhë kanë qenë të mbyllura për serbët deri në këtë moment.

Në një intervistë për RTS ai është shprehur se është treguar respekt ndaj Serbisë. Ndër të tjera ai ka theksuar se me vete ka sjellë origjinalet e marrëveshjes që nënshkroi, në mënyrë që njerëzit të shohin se çfarë është e vërtetë.

Vuçiç deklaroi se shërbimet e Serbisë e dinin se do të kishte pika “të vështira për Serbinë”.

Amerikanët dhe gjermanët krijuan Kosovën, jo zviceranët, natyrisht”, tha ai.

NDër të tjera Vuçiç ka deklaruar se Serbia kurrë nuk ka pasur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe se dyert e Shtëpisë së Bardhë ishin të mbyllura për serbët deri në këtë moment.

Unë e di se si duken bisedimet në Shtëpinë e Bardhë. E di se çfarë presioni kishte mbi ne dhe ata”, tha ai.

Siç deklaroi lideri i SNS-së, forca e Amerikës dihet dhe çfarë bënë ata për Prishtinën.

Mjafton që ata të thonë – ne do të tërheqim forcat tona nga Kosova dhe ata (shqiptarët) do të bien dakord për gjithçka.Më besoni, ishte një luftë e vështirë, ne nuk fjetëm natën, kishim një përgjigje për gjithçka. Ata kishin mijëra letra që bartnin me vete”, ka thënë ndër të tjera Vuçiç. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!