Vuçiç publikon dhuratën e gazetarit të ABC News 

schedule15:36 - 9 Tetor, 2019

schedule 15:36 - 9 Tetor, 2019

Një fjalor shqip serbisht dhe serbisht –shqip ka qenë dhurata që gazetari Idro Seferi i ka bërë presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Një dhuratë që kreu i shtetit serb e ka treguar dhe në profilin e tij në Instagram

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka marrë një dhuratë nga gazetari, Idro Seferi, gjatë një interviste për televizionin Klan të presidentit serb. Vetë presidenti ka ndarë disa fotografi në rrjetet e tij sociale me fjalorin personal të gazetarit, të cilin e kishte blerë pas zhvendosjes në Beograd.

 “Ndoshta një pjesë do ta marrin si shaka, por kjo është një dhuratë e çmuar për mua dhe do të mësoj disa fjalë kur të kem kohë”, ka theksuar Vuçiç.

Në dedikimin në fjalor Seferi ka shkruar: “Ekselencës së Tij, presidentit Alleksandar Vucic, fjalori im personal për një mirëkuptim më të mirë në të ardhmen se sa në të shkuarën”.

Kjo dhuratë e fjalorit shqip serbisht dhe serbisht shqip, i është bërë nga gazetari Seferi pasi në disa prej konferencave të Vuçiç, presidenti serb kur ka lexuar në shqip një pjesë të dokumenteve ka pyetur gazetarin nëse shqiptimi i tij është në rregull.

Vuçiç, gjatë intervistës ka theksuar se është i rëndësishëm dialogu me Kosovën dhe se kërkon një zgjidhje, por nëse jo atëherë realiteti i marrëdhënieve është kështu siç është.

Vuçiç ka publikuar katër fotografi nga kjo intervistë që do të transmetohet në televizionin Klan dhe në ABC News. /abcnews.al