Vuçiç promovon sukseset e tij në drejtimin e Serbisë, opozita proteston

schedule10:59 - 10 Shkurt, 2019

schedule 10:59 - 10 Shkurt, 2019

Në Serbi vijojnë protestat anti Vuçiç. Opozita serbe shprehet se nuk dëshiron zgjedhje pavarësisht se presidenti i Serbise është shprehur i gatshëm për t’i mbajtur. Opozita dhe protestuesit  këmbëngulin  se qeverisja e Vuçiç është autoritare dhe po kthehet në diktaturë.

Derisa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, promovon sukseset e tij në fushatë nëpër Serbi, opozita dhe mijëra qytetarë në rrugët e dhjetëra qyteteve kërkojnë dorëheqjen e tij. Protesta është organizuar për të dhjetën herë dhe janë shtrirë në shumë qytete të Serbisë. Opozita serbe nuk dëshiron zgjedhje pavarësisht se Vuçiç është shprehur i gatshëm. Ata thonë se qeverisja e tij autoriteare po kthehet në diktaturë.

Shkrimtari Marko Vidojkovic, tha se nuk do ta besonte në vitin 1996 kur kishte protesta kundër regjimit atëherë, se ato do të nevojiteshin dy decenie më vonë.

Marko Vidojkovic, shkrimtar: Unë nuk jam fans i varjes, por më shumë jam fans i burgut dhe punës në shërbim të qytetarëve. Nëse duhet mund të ndërtojmë edhe më shumë burgje, por duhet të dalim në rrugë sa herë të jetë nevoja.

“Fredom House” në një raport e quajti Serbinë si vend gjysmë të lirë dhe e kritikoj pushtetin për shtim të kontrollit ndaj mediave. Këtë e mohoj qeveria, por protestuesit nuk janë të bindur dhe kërkojnë përgjegjësi.

Ata vazhduan tek televizioni publik serb për të protestuar për errësirën informative pasi besojnë se janë në shërbim të presidentit Vuçiç. Në fund në drejtim të qeverisë thanë se janë gjithnjë e më shumë dhe frika nuk ekziston deri në largimin nga pushteti të atyre që i quajnë hajdutë, uzurpatorë dhe tradhëtarë. /abcnews.al