Hijet e së shkuarës, që nga Lufta e Dytë Botërore e deri tek lufta e dy dekadave më parë kanë mbuluar vizitën e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç në Zagreb. Për ekspertët, plagët e hapura mes dy vendeve vështirë të mbyllen.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka vizituar Zagrebin për një fillim të ri. Por, gjithçka u zhvillua nën hijen e akuzave për krimet e të dyja palëve. Kroatët e quajnë Vuçiç si pjesëmarrës në idejimin e luftës.
Serbët akuzojnë Zagrebin për spastrim etnik në luftën e fundit. Dejan Kozhull, është serb me origjinë nga bregdeti kroat.
Gazetar i televizionit boshnjak nga Beogradi, qytet në të cilin kishte ardhur si refugjatë. Thotë se Serbia ka problem me të gjithë fiqnjët. Është kritik shpesh ndaj urrejtjes. Krimet mes dy kombeve nuk janë zgjidhur kurrë.
Dejan Kozhull, gazetar: “Secili që ka histori refugjati pret të paktën të ndodhin kërkim falje nga politika. Kjo pritet edhe nga Serbia, por nuk shoh empati nga asnjëra palë në Ballkan. Njerëzit nuk presin t’u kthehen ato që kanë humbur, por një respekt për të gjitha viktimat. Ne këtu ende nuk arrijmë të pajtohemi as rreth gjërave që kanë ndodhur 70 vjet më parë”.
Ekspertët e politikës në rajon, thonë se politika i mbanë peng pasi qytetarët komunikojnë bashkë.
Marko Savkoviç, Qendra për Politika të Veçanta: “Kanë kaluar gati 25 vite që nga lufta dhe ende në pushtet janë përfaqësues së politikës që kanë marrë pjesë në të dyja anët në konflikte dhe kjo është arsyeja e tensioneve jo vetëm në këtë rast”.
Kroacia dhe Serbia kanë ngritur padi kundër njëra-tjetrës për krimet e luftës gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë./abcnews.al