Vuçiç mesazh Kurtit për zgjedhjet e prillit: Shpresoj të kuptojë pasojat

schedule23:39 - 22 Janar, 2022

schedule 23:39 - 22 Janar, 2022

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e Serbisë, ku serbët më 3 prill do të munden të votojnë jo vetëm në veri, por edhe në Kosovë.

Vuçiç i ka dërguar mesazh kryeministrit Albin Kurti, se shpreson që të mos ndërhyjë dikush në votimin e serbëve në Kosovë, duke paralajmëruar edhe për pasoja.

Madje, kur gazetari i tha se kryeministri i Kosovës ishte më i fortë se shtetet e QUINT-it dhe BE-ja, pasi e ndaloi referendumin serb në Kosovë, Vuçiç qeshi duke thënë se ‘ishte një shaka e mirë’.

“Shpresoj dikush do ta kuptojë se cilat do të ishin pasojat nëse kjo nuk do të ndodhë. Unë jam i vrenjtur dhe rrudh vetullat, por buzëqesh kur QUINT-i thotë se kanë lëshuar komunikatë, por Kurti nuk ka dashur t’i dëgjojë [lidhur me mbajtjen e referendumit serb në Kosovë]”, tha Vuçiç për TV Pink.

Gjithashtu, Vuçiç tha se sa i përket mbajtjes së referendumit serb në Kosovë, disa faktorë të tjerë janë sjellë në mënyrë të papërgjegjshme, duke mos përmendur emra./ Gazeta Ekspres

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!