Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vuçiç me mision në Vatikan: Të mos e njohin Kosovën

schedule12:03 - 12 Shtator, 2019

schedule 12:03 - 12 Shtator, 2019

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka bërë të qartë se në takimin e të shtunës me Papa Françeskun në Vatikan do i kërkojë atij që të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

Aleksandër Vuçiç, kreu i shtetit serb, ndodhet në Romë ku të shtunën do të nisë një vizitë zyrtare në Selinë e Shenjtë, e do të takohet me Papa Françeskun dhe Kardinalin Pietro Parolino. Pak para nisjes duke iu drejtuar gazetarëve ai u shpreh se do i lutej Papa Françeskut që të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

Kohët e fundit Beogradi është kritikuar për fushatën që po ndjek për tërheqjen e njohjeve që i janë bërë shtetit të Kosovës, si dhe presioneve që të mos ketë njohje të tjera. Këto përpjekje nuk kanë ndalur, por madje është bërë dhe kërkesë e vazhdueshme që Kosova të mos pranohet në Interpol./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!