Duke i bërë një përmbledhje vizitës së tij në Kosovë, presidenti serb u tha gazetarëve se ishte i kënaqur me rezultatin dhe se u kishte premtuar serbëve se Beogradi do të bënte më shumë për t’i përmirësuar jetesën.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në një intervistë për mediat serbe u shpreh se pavarësisht se vizita në Kosovë nuk ishte as e lehtë dhe as e këndshme, ai ishte i kënaqur. Kjo sepse sipas kreut të shtetit serb, ai vetë ka bërë një punë të mirë për bashkimin e popullit në Kosovë, si dhe pati rastin të fliste me të gjithë kundërshtarët e tij politikë në Mitrovicë.
Ai u shpreh se në këtë zonë të Kosovës ka njerëz që jetojnë sit ë pasur duke marrë paga të larta nga shteti serb, por nga ana tjetër ka dhe nga ata që nuk marrin asgjë. Vuçiç tha se u kishte premtuar serbëve në Mitrovicë se do i ndihmonte, ndërsa për sa i përket qëndrimit të tij ndaj Kosovës, Vuçiç theksoi se ishte treguar racional në deklaratat e tij.
I pyetur nga gazetarët rreth akuzave që i janë bërë për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç, Vuçiç u përgjigj se pjesa më e madhe e kuzuesve nuk e kanë takuar asnjëherë Ivanovic, dhe për këtë arsye duhet të të heshtin. Presidenti serb tha se e ka ndërgjegjen e qetë për jetë çështje./abcnews.al