Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vuçiç fjalë vëllazërore për Mitsotakis: Mirënjohje Greqisë për integritetin territorial të Serbisë

schedule17:47 - 3 Maj, 2022

schedule 17:47 - 3 Maj, 2022

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur i kënaqur nga takimi që zhvilloi sot me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Aleksandroupolis.

“Pata një bisedë miqësore dhe do të guxoja të them, gati vëllazërore me Kyriakos Mitsotakis për të gjitha çështjet e rëndësishme dhe marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve tona. Po e pres së shpejti në Beograd”, ka shkruar Vuçiç në një postim në Instagram ku ka postuar një foto nga takimi me kryeministrin grek.

Lexo edhe: Takimi me Kurtin në Berlin, Vuçiç: Nuk do të jetë i lehtë

Duke folur për gazetarët serbë, presidenti serb tha se takimi i tij me Kyriakos Mitsotakis kishte të bënte edhe me respektimin e integritetit territorial të Serbisë, duke theksuar se ka mbështetjen e kryeministrit grek për këtë çështje.

“I jam mirënjohës zotit Mitsotakis për mbështetjen e tij dhe nuk pres surpriza negative në afat të shkurtër apo afatmesëm ”, tha Aleksandër Vuçiç.

Duke iu referuar terminalit të ri të gazit të lëngshëm në Aleksandroupolis dhe në inaugurimin e të cilit mori pjesë, Vuçiç vlerësoi se ky është një projekt i rëndësishëm që do të mundësojë diversifikimin e burimeve të furnizimit me gaz për vendet e rajonit dhe Serbinë.

Lexo edhe: Përurohet terminali i gazit të lëngshëm në Greqi, Mitsotakis: Do mundësojë shkëputjen nga gazi rus

Ai parashikoi se dimri i ardhshëm do të jetë i vështirë sepse, siç tha, do të duhet më shumë se një vit që gazi të arrijë nga Aleksandroupolis në Serbi

Ai tha se deri atëherë, Serbia do të vazhdojë të plotësojë 99% të nevojave të saj për gaz nga Rusia.

Presidenti serb shprehu shpresën se BE-ja do të tregojë mirëkuptim dhe do ta përjashtojë Serbinë nga sanksionet ndaj karburanteve fosile ruse pasi vendi nuk ka burime të tjera furnizimi./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!