Vritet terroristi tjetër në Turqi,qytetarët duartrokasin pranë kufomës

schedule21:59 - 26 Tetor, 2020

schedule 21:59 - 26 Tetor, 2020

Ambulancat dhe ekipet e policisë u dërguan në rrethin Iskenderun, të provincës jugore Hatay të Turqisë pasi një shpërthim tronditi qendrën e qytetit të hënën në mbrëmje.

Dy terroristë dyshohet që të jenë bërë shkak për shpërthimin në fjalë. Video në mediat sociale tregojnë njerëzit në rrugë që duartrokasin pasi u neutralizua një prej tyre.

Guvernatori i Hatay Rahmi Dogan tha në Twitter se si pasojë e shpërthimit nuk kishte pasur viktima. Ai tha se shpërthimi ndodhi menjëherë pasi forcat e sigurisë neutralizuan njërin nga dy terroristët e dyshuar, të cilët e kishin ndjekur.

Të hënën më vonë, Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu njoftoi se dy terroristët e përfshirë në shpërthim ishin neutralizuar. s.b/abcnews.al/