Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lodër natën e Krishtlindjeve. Flamur Beqiri, 30 vjeç, vëllai i modeles Misse Beqiri, është ekzekutuar me armë zjarri teksa po kthehej në shtëpinë e tij.
Misse Beqiri ka luajtur te “Real Housewives of Cheshire”, dhe vëllai i saj 36-vjeçar, Flamur Beqiri, kishte nënshtetësi suedeze dhe njihej me emrin “Aleks”.
Flamur Beqiri ishte bashkëthemeluesi i një kompanie regjistrimesh muzikore me zyrë në Londër dhe Stokholm.
Ai është ekzekutuar sot në sy të gruas dhe djalit të vogël, të cilët ndodheshin në shtëpi.
Sipas ‘The Gurardian’, në mbrëmjen e 24 dhjetorit, natën e Krishtlindjes, rreth orës 21:00 të mbrëmjes fqinjët e Beqirit raportuan në polici se kishin dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.
Ekipet e emergjencës, menjëherë shkuan në vendin e ngjarjes ku konfirmuan vdekjen e Flamur Beqirit i njohur si Alex.
30 vjeçari Beqiri ishte nga Ferizaj dhe prej kohësh jetonte e punonte në Londër./abcnews.al