Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 56 vjeçareje është shënuar mëngjesin e të shtunës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Dritan Hoxha”, pranë Laprakës. Sipas policisë ka qenë ora 06:20 kur këmbësorja me iniciale L. D. është përplasur nga një mjet tip “Volksvagen”.
Për shkak të plagëve të marra nga goditja 56 vjeçarja ka ndërruar jetë. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, Edmond Goxhajn. Nga kontrolli i ushtruar në mjetit është gjetur dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 0.8 gramë me gjith ambalazhin lëndë e dyshuar e llojit “kokainë”.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenit./abcnews.al