Vritet me armë zjarri ish-polici në Tiranë

schedule15:08 - 30 Janar, 2019

schedule 15:08 - 30 Janar, 2019

Një ish-efektiv policie mbeti i vrarë në një atentat sot në Tiranë. 50-vjeçari Arben Bilali u ekzekutua me armë zjarri pranë banesës së tij në zonën e Selitës në kryeqytet. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje, pasi dy vëllezër të viktimës janë vrarë në atentate më herët.

Një tjetër ish-efektiv u policie ekzekutua në Tiranë. Arben Bilali u qëllua plot shtatë herë, ndësa gjumët e plumbave gjenden kudo. 50-vjeçari ka qenë punonjës policie te Komisariati nr.2. në kryeqytet dhe pjesë e repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Bilali ishte larguar nga detyra rreth 10 vite më parë, pasi kishte paraqitur vetë dorëheqjen. Dyshohet se tre kanë qenë autorët e atentatit të cilët të maskuar kanë hapur zjarr në drejtim të ish-oficerit që gjendje te pjesa e pasme e atuomjetit, siç duket edhe në pamje.

Pista kryesore e policise është e hakmarrjes. Për ngjarjen e rëndë shumë persona janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Në dy dekadat e fundit janë vrarë edhe dy vëllezër të tjerë të Arben Bilalit. I pari u ekzekutua Bujar Bilali në vitin 1998, ndërsa Leonardi, ish-mundës i Dinamos u qëllua për vdekje në Gusht të 2010-s. Sipas dëshmisë së banorëve të zonës, dy vëllezërit, Arben dhe Leonard Bilali u ekzekutuan  në të njëjtin vend, pranë shtëpisë së tyre në zonën e Selitës.

Prej kohësh familja Bilali ka konflikte me një tjetër familje të njohur në zonën e Selitës ku numri i viktimave nga të dy anët është shumë i lartë. Kalvari i vrasjeve ka ndodhur në vitin e largët 1994 dhe vijoi edhe të mërkurë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!