Vritet me armë zjarri 41-vjeçari shqiptar në Greqi

schedule16:25 - 22 Maj, 2025

schedule 16:25 - 22 Maj, 2025

Një 41-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë këtë të enjte në një zonë rurale në Rafinë në Greqi.

Sipas raportimeve nga mediat greke dyshohet se është vrarë me armë zjarri, dhe se  në momentet e fundit, ka telefonuar familjen.

Por si pasojë e plagëve të marra 41-vjeçari nuk arriti të mbijetojë dhe ka humbur jetën.

Sipas informacione, shqiptari rezulton me precendentë penale, dhe i njohur për autoritetet për përfshirje në trafik droge.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!