Vritet gjatë luftimit agjenti i CIA-s

schedule09:49 - 26 Nëntor, 2020

schedule 09:49 - 26 Nëntor, 2020

Një agjent i CIA-s ,  ish-anëtar i Marinës Amerikane, është vrarë gjatë një misioni në Somali fundjavën e kaluar, njoftoi CNN, duke cituar një ish-zyrtar të qeverisë.

Detajet e tij nuk janë bërë publike. Sipas AMPE, ky është ekzekutivi i 136-të i CIA-s që ka mbetur  i vrarë gjatë shërbimit.

 

New York Times ishte i pari që raportoi për vdekjen e agjentit  amerikan.

Ndërkohë, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së deklaroi se grupi Islamik Shebab po vazhdonte sulmet e tij në vend dhe në Afrikën Lindore. Administrata e Trump po përgatitet të tërheqë më shumë se 600 trupa amerikane nga Somalia para se të dorëzojë pushtetin në 20 janar./abcnews.al