Një i ri humbi jetën gjatë një sherri me thika dhe me leva në një lokal në Dibër. Për këtë ngjarje policia arrestoi tre persona.
Vëllai i dehur i cili sulmoi i pari dy persona të tjerë i mori jetën vëllait më të madh në Sllatinë të Dibrës. 29 vjeçari Dukagjin Plaku u sulmua me hunj e leva nga dy vëllezërit Hysa brenda në lokalin e fshatit ku ishin duke pirë alkool të gjithë.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, kurse policia arrestoi tre persona, vetëm dy orë më pas. Ata janë vëllai i viktimës Qazim Plaku dhe dy vëllezërit Jurgen Hysa dhe Myrtezan Hysa që dyshohet se vranë 29 vjeçarin Dukagjin Plaku.
Brenda në lokal nisi një debat banal, më pas të rinjte u përfshinë në sherr mes tyre. I pari që qëlloi, sipas policisë së Dibrës, ishte vëllai i viktimës. Ai plagosi me thikë njërin nga dy vëllezërit kundërshtarë, 24 vjeçarin Myrteza Hysa.
Në këtë moment ata iu janë kundërpërgjigjur duke goditur me leva dhe hunj 29 vjeçarin, i cili nuk u mbijetoi dot plagëve.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
/ABC news Albania 24/7