Vriten tre punonjës të një poste në SHBA

schedule22:47 - 13 Tetor, 2021

schedule 22:47 - 13 Tetor, 2021

Tre punonjës të shërbimit postar amerikan  janë vrarë me armë zjarri në një incident të armatosur në Qendrën e Renditjes së Postave në shtetin federal Tennessee.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një mbikëqyrës, menaxher dhe postier që u vendosën përkohësisht në Qendrën e Renditjes së Postës u vranë nga të shtënat, thanë të afërmit dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Autoritetet amerikane deklarojnë se postieri qëlloi mbikëqyrësin dhe menaxherin, pas së cilës ai kreu vetëvrasje. Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe Shërbimi Postar i SHBA nuk i kanë publikuar menjëherë emrat e personave të përfshirë në aksident.

“Kjo nuk mund të lidhet me shërbimin postar sepse ka incidente të ngjashme në shkolla, dyqane, kudo”, tha presidentja e degës lokale të Shoqatës Kombëtare të Mbikëqyrësve Postarë, Lakita Benjamin./abcnews.al