Vriten tre gazetarë rusë në Afrikën Qendrore

schedule09:46 - 1 Gusht, 2018

schedule 09:46 - 1 Gusht, 2018

Tre gazetarë rusë kanë mbetur të vrarë në një atentat të kryer ndaj tyre në Republikën e Afrikës Qendrore. Autoritetet lokale kanë folur për një ekzekutim të mirëorganizuar, me autorët që kishin zënë pritë për të bllokuar automjetin me të cilin udhëtonin reporterët.

Ministria e Jashtme ruse ka konfirmuar ndërkohë vdekjen e tre shtetasve të saj, trupat e të cilëve janë dërguar në kryeqytetin afrikan Bangui. Gazetarët po investigonin aktivitetet e “Wagner Group”, një kompani private ushtarake, që përflitet se ka kryer operacione klandestine për llogari të Kremlinit në lindje të Ukrainës dhe në Siri.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se “Wagner” vepron në Republikën e Afrikës Qendrore që kur Rusia furnizoi me armë të lehta forcat vendase të sigurisë dhe dërgoi qindra ekspertë ushtarakë dhe civilë për t’i trajnuar ato./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!