Vret veten me armë zjarri 42-vjeçari në Dibër

schedule09:14 - 1 Janar, 2023

schedule 09:14 - 1 Janar, 2023

Një 42-vjeçar ka vrarë veten me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tomin, Dibër.

Pistoleta është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë 

Dibër/informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të datës 01.01.2023, Salla Operative ka marrë njoftim se shtetasi M.Gj., në fshatin Tomin, Bashkia Dibër, ka vrarë veten me armë zjarri.

Shërbimet e policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga kryerja e veprimeve paraprake dyshohet se shtetasi M.Gj., 42 vjeç, ka vrarë veten me armë zjarri tip postoletë e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!