“Vrava gruan”, burri përplas dhe tërheq zvarrë me makinë nënë e bir në Greqi

schedule15:24 - 21 Tetor, 2022

schedule 15:24 - 21 Tetor, 2022

Një incident i paprecedent ka ndodhur pak më herët në një treg fruta perimesh në Kalabaka, Greqi.

Një fermer i cili kishte shkuar për të shitur  mallin në treg, humbi kontrollin e mjet të tij e për pasojë përplasi dhe tërhoqi zvarrë gruan e tij, të birin të cilët po e ndihmonin dhe 2 kalimtarë.

Sipas raportimeve vendase bashkëshortja e fermerit ka marrë plagët të rënda në trup, ndërsa i biri dhe kalimtarët janë lënduar më lehtë, shkruan protothema.gr.

Pasi përplasi nën e bir dhe kalimtarët, fermeri ka dalë i panikosur nga mjeti, kur mes lotësh ka thënë: “vrava gruan”.

Sipas dëshmisë së tij për policinë, shoferi i makinës bujqësore ka thënë se pedalja e gazit ngeci. Kjo ka qenë sipas tij arsyeja e aksidentit. Policia greke po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!