Gjashtë ditë pas zgjedhjeve, hapen më në fund zarfet e votave të mbërritura nga Greqia.
Nga mëngjesi deri tani (15:13) janë numëruar 23 mijë zarfe. Votat nga Greqia mund të sjellin ndryshim mandatesh në Lezhë, Tiranë, Korcë, Fier, me befasi të tjera për madhështoret, në favor të PS dhe të partive të reja. Por opozita vazhdon kontestimet për votat nga Greqia, ndërsa Celibashi thote se nuk është paraqitur asnjë provë apo fakt për pretendimet e tyre.
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi është shprehur se objektivi është që procesi i numërimit të votave të Diasporës, të përfundojnë nesër në mbrëmje.
Në një komunikim të zhvilluar për media, Celibashi ka thënë se procesi duhet të vijojë me cilësi, ndërsa nënvizoi se edhe rezultatin e votave por edhe të listës së hapur të arrihet të realizohet deri nesër në mbrëmje.
“Shpresoj që deri nesër në darkë, të përfundojmë këtë proces. Pra edhe rezultatin e votave, por edhe kandidatët e listës së hapur të jetë deri nesër në darkë”, ka thënë Celibashi.
/abcnews.al/