“Ka uzurpuar opozitën”/ Kadilli: Berisha ka detyrimin të respektojë statutin, të dorëhiqet

schedule18:27 - 20 Maj, 2025

schedule 18:27 - 20 Maj, 2025

Tiranë- Zgjedhjet e 11 majit konfirmuan rënien e thellë të Partisë Demokratike. Analisti Fatbardh Kadilli në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, u shpreh se nëse do të ishin përzgjedhur figurat që vetë demokratët votuan, sipas tij rezultati do të ishte pak më i ngushtë.

“Po të ishin përzgjedhur ata që demokratët vetë votuan, rezultati do të kishte qenë pak më i ngushtë. Kur nuk mundi dot Edi Ramën në 2009, do të thotë që modeli i Ramës është më i preferuar për shqiptarët se ai i Berishës. Tashmë janë bllokuar shanset që Shqipëria të ketë një rotacion politik”, tha ai.

Gjatë kësaj interviste, Kadilli tha se me rikthimin e Berishës në krye të PD, situata do të mbetet e njëjtë. Sipas tij tashmë në PD duhet një alternativë e re dhe se Berisha duhet të dorëhiqet.

“Berisha ka detyrimin të respektojë statutin, që e emërtoi me nenin Basha. Në Kuvendin e dhjetorit ja njohu meritën Bashës, por tha se ai duhet të ikte. Por sot edhe Berisha duhet të ikë me të njëjtën mënyrë siç edhe i kërkoi Bashës të ikë”, nivvizoi ai.

Për Kadillin Partia Demokratike nuk është më një alternativë për shqiptarët, duke shtuar se Berisha ka uzurpuar opozitën, për interesa personale.

“Sot grupi i deputetëve prej 50 mandatesh, ku 7-8 le të themi nuk janë të PD. Është një numër i rëndësishëm sërish, Berisha ka zotësinë që të radikalizojë situatat, por të qenit faktor është nevojë e Berishës dhe të qenit alternativë është nevojë e demokratëve. Ne nuk kemi një shoqëri që ka mekanizmat e balancës dhe rotacioni është më i shëndetshëm dhe i domosdoshëm por kjo me Berishën nuk ndodh”, theksoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!