Vrau shokun në mënyrë makabre/Burg pa afat Albert Zekajt

schedule12:15 - 10 Mars, 2018

schedule 12:15 - 10 Mars, 2018

Gjykata e Fierit ka vendosur burg pa afat për Albert Zekajn që vrau shokun me të cilin ndante qiranë e shtëpisë. 32 vjeçari është shprehur i penduar përpara trupit gjykues dhe ka kërkuar qe drejtesia t’i japë dënimin e merituar. 

Albert Zekaj ka mbërritur në gjykatën e Fierit për t’u njohur me masëm e sigurisë. Do të qëndrojë në burg pa afat deri në përfundim të gjykimit ndaj tij.

Pa asnjë shprehje në fytyrë vrasësi i shokut të ngushtë ka dëgjuar palën e akuzës që kërkoi arrest me burg për vrasje me dashje. Megjithatë përpara gjyqtares së seancës që u zhvillua me dyer të mbyllura ka artikuluar pendesë duke kërkuar që ligji të veprojë mbi të.

Gjyqtarja Marsela Dervishi pranoi kërkesën e prokurorisë duke e lënë në qeli 32 vjeçarin. Më herët Zekaj kishte deklaruar para hetuesve detaje rrënqethese. Ai e ka copëtuar trupin e 36 vjeçarit dhe më pas brenda një valixheje e hodhi në kanal. Për të bërë këtë priti 3 ditë nga vrasja me qëllim që të mos linte gjurmë gjaku në banesë kur të copëtonte trupin. Zeka rrëfeu se kishte konsumuar alkool natën e 26 qershorit kur vrau Kreshnik Beqirajn. Ndërkohë që familjarët e viktimës kërkonin të dinin për fatin e 36 vjeçarit vrasësi largohet nga fieri. Ai kërkon strehim në një qëndër predikimi fetar ku qëndroi që prej muajit gusht. Misionarët e kishës që strehoi vrasësin ishin të pranishem ne gjykatë. Jashtë kamerave ata u shprehen se nuk e besonin që në të vertetë kishin strehuar një kriminel. Zeka u arrestua të mërkurën pas denoncimit të vëllait të viktimës. Ai rrëfeu se e kishte vrarë 37 vjeçarin  Beqiraj dhe e kishte hedhur në kanal në afërsi të fshatit Daullas. Motivin e vrasjes nuk e ka sqaruar por familjarët e viktimës thanë se 32 vjeçari nga Malësia e Madhe e vrau shokun e tij, sepse i kërkonte qiranë e shtëpisë./abcnews.al

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!