Një 23-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim në Gjermani për vrasjen e një 31-vjeçari. Sipas raportimeve, bëhet fjalë për Fisnik Hoxhën i cili dyshohet se ka qëlluar disa herë ndaj 31-vjeçarit, në Kiel mbrëmjen e së hënës.
Viktima u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë dot plagëve. Pas ngjarjes, raportohet se shqiptari është larguar nga skena e krimit.
Tashmë prokuroria e Kielit ka ofruar 3 mijë Euro shpërblim për ata që janë informacione që mund të çojnë në arrestimin e tij. Dyshohet se Hoxha mund të jetë i armatosur e prandaj autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes.
Motivet që e çuan shqiptarin t’i merrte jetën 31-vjeçarit nuk dihen ende. /abcnews.al/