Dy ditë pas vrasjes së një 25-vjeçari shqiptar në Gjermani, është dorëzuar në polici autori i dyshuar 17-vjeçar. Mediat bëjnë me dije se i riu nga Këlni u dorëzua në polici mbrëmjen e të mërkurës.
Dyshohet se ai vrau 25-vjeçarin pas një goditje me thikë. Aktualisht i riu ndodhet në një qendër paraburgimi.
Ai heshti para policisë duke deklaruar se do të flasë në praninë e një avokati. Tashmë pritet që hetimet të zbulojnë shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. /Abcnews.al