Vrau me skaf vogëlushen në Potam, Prokuroria e Vlorës kërkon 15 vite burg për ish policin Arjan Tase

schedule16:20 - 8 Maj, 2024

schedule 16:20 - 8 Maj, 2024

VLORË- Prokuroria e Vlorës ka kërkuar 15 vite burg për ish-policin Arjan Tase, i cili përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia, në bregdetin e plazhit të Potamit në Himarë në gusht 2022.

Tase akuzohet nga Prokuroria për veprën penale ‘Vrasje me dashje’, bazuar në nenin 76 te Kodit Penal.

Organi i akuzës bën të qartë në konkluzione se Arjan Tase ne drejtimin e një skafi me dy motorë ishte afruar deri ne breg te detit për të lënë aty disa persona dhe do kthehej pas ne thellësi. Pikërisht gjatë këtij manovrimi, ne shkelje te ligjit në një zonë totalisht të ndaluar për mjete lundruese, ku lahen pushues, ai ka goditur për vdekje me skaf vogëlushen qe luante ne breg te detit.

Dy vjet me parë, ngjarja tragjike në bregdet ne kulmin e pushimeve verore shkaktoi një furtunë të madhe për sigurinë në plazhe, çka u pasua me kontrolle të shumta nga policia kufitare, por dhe me disa të arrestuar për shpërdorim detyre nga radhët e uniformave blu.

7 vjeçarja Jonada Avdia, që jetonte në Angli, kishte ardhur për pushime me familjen e saj në jug të Shqipërisë ku humbi dhe jetën në këtë ngjarje tragjike.

/abcnews.al/