Vrau gruan e punëdhënësit, mbyllet hetimi për Fatjon Karmeshtën

schedule15:18 - 19 Korrik, 2018

schedule 15:18 - 19 Korrik, 2018

Prokuroria për Krimet e Rënda mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim, dosjen në ngarkim të Fatjon Karmeshtës. Ai akuzohet për vasjen e Suela Sulës, bashkëshortes së punëdhënësit të tij, në fshatin Melgushë të Shkodrës, në 18 prill 2016.

Në gjykatë Karmeshta do të përballet me akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese”, në bashkëpunim.

Sipas prokurorisë, Karmeshta kishte mbytur gruan, me porosi të burrit të saj Sadetin Sula, i dënuar me burgim të përjetshëm nga Krimet e Rënda për ngjarjen.

I dyshuari Karmeshta u zbulua dy vjet pas ngjarjes, për shkak të rrethanave të reja, që dolën gjatë gjykimit të Sadetin Sulës. Prokuroria pretendon se ka prova shkencore, që provojnë fajësinë e tij, sic është ADN-ja e tij në thonjtë e viktimës Sula.

Gjatë hetimit, Sula ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me akuzën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!