Damiano Toshi, një nga emrat më të njohur të bandës së “5 Dyqaneve”, i ka shpëtuar dënimit me burgim të përjetshëm dhe mund të dalë së shpejti nga burgu, pas vendimit të fundit të Gjykatës së Elbasanit.
Gjykata ka shpallur vendimin përfundimtar ndaj Toshit, duke e dënuar me 25 vite burg. Ulja e dënimit erdhi pasi u pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar, ç’ka solli rrëzimin e dënimit të mëparshëm me burgim të përjetshëm. Vendimi i Gjykatës së Elbasanit erdhi pas rigjykimit të çështjes, i urdhëruar nga Gjykata e Lartë.
Më herët, kjo gjykatë kishte prishur vendimin që e dënonte Toshin me burgim të përjetshëm dhe kishte kthyer dosjen për shqyrtim të ri.
Damiano Toshi u shpall fajtor për vrasjen e dy basketbollistëve të ekipit të “Skënderbeut”, Sokol Jahollari dhe Rafael Rizani, si dhe për plagosjen e Julian Beckës. Ngjarja ndodhi më 3 shtator 2004 pranë Pallatit të Sportit në Korçë dhe konsiderohet një nga episodet kriminale më të rënda të asaj periudhe.
Toshi u ekstradua më 10 korrik 2027 nga Frankfurti. Me një vendim të vitit 2005, ai u dënua nga Gjykata e Korcës me burgim të përjetshëm, ndërsa në mars 2022 nisi gjykimi nga e para në gjykatën e Elbasanit. /abcnews.al



