Vrau burrin në tregun e Milotit, dënohet me 9 vite burg Violeta Donaj, nënë e dy fëmijëve

schedule13:35 - 26 Tetor, 2021

schedule 13:35 - 26 Tetor, 2021

Gjykata e Apelit ka dënuar me 9 vite burg Violeta Donajn, 38-vjeçaren e cila tre vite më parë vrau burrin e saj Kujtim Donaj në tregun e Milotit.

Ngjarja ndodhi në qershor të vitit 2018, kur autorja qëlloi 4 herë me pistoletë në drejtim të të shoqit duke e lënë atë të vdekur.

Para togave të zeza në Gjykatën e Laçit, Donaj, nënë e 2 fëmijëve u shpreh se bashkëshorti i saj e torturonte, luante bixhoz dhe pinte alkool.

Ajo tha se e kishte paralajmëruar disa herë atë se do e denonconte në polici por sipas saj ai e kërcënonte duke i thënë se do dënohej të paktën 3-6 muaj burg dhe më pas kur të lirohej ajo duhet ta merrte me mend se çfarë do i ndodhte. m.v/Abcnews.al