Vrasjet mafioze në Shkodër, në qytet veprojnë dy banda kriminale

schedule17:36 - 3 Shtator, 2018

schedule 17:36 - 3 Shtator, 2018

Ngjarjet e rënda të ndodhura kohët e fundit në kryeqendrën e veriu Shkodër, të cilat kanë mbetur ende pa autor kanë marrë vëmndjen edhe të një analize të bëra nga Zëri i Amerikës.

Vrasja e një biznesmeni pasditen e të shtunës në qytetin e Shkodrës, ka ngritur shqetësimin mbi situatën e krimit në këtë qytet, më i madhi në veri të Shqipërisë. 31-vjeçari Arjan Ferracaku u qëllua me breshëri automatiku në periferi të qytetit, ndërsa po kalëronte bashkë me disa të afërm të tij. Në lidhje me këtë vrasje, policia ka shoqëruar për t’i pyetur rreth 30 persona, por deri tani nuk ka dhënë detaje rreth vrasjes dhe autorëve.

Sipas Zërit të Amerikës, dyshimet e para lidhen me përplasjet mes grupeve kriminale në këtë qytet, apo ndonjë gjobëvënie nga këto grupe. Vrasja e biznesmenit 31 vjeçar e ka çuar në 6 numrin e përsonave të vrarë brenda tre muajve të fundit. Gjithashtu, dy persona të tjerë rezultojnë të zhdukur pa asnjë gjurmë prej më shumë se 10 ditësh. Për asnjërën nga këto ngjarje të rënda kriminale, policia nuk ka arritur të identifikojë dhe as të arrestojë autorët, ç’ka ka tronditur sigurinë e qytetarëve dhe bizneseve në Shkodër.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, sipas Zërit të Amerikës, folur për operacionin “Forca e Ligjit”, duke deklaruar se në Shkodër janë identifikuar tre grupe kriminale, njëri prej të cilëve i goditur nga policia për ushtrim të prostitucionit. Por, që nga ajo kohë, as policia dhe as Ministria e Brendshme nuk kanë identifikuar në publik dy grupet e tjera kriminale dhe as kanë arritur t’i godasin ato./abcnews.al