Vrasja tragjike e Musaen Zenelit, biznesmeni nga Kosova: Do ndihmojmë familjen, vëllait do t’i mundësojmë shkollimin

schedule09:21 - 30 Qershor, 2021

schedule 09:21 - 30 Qershor, 2021

Historia e vrasjes së jetimit fatkeq Musaen Zeneli 19 vjeç, që e kapi një plumb në zemër në masakrën e Velipojës, ka tronditur opinionin publik. Ai ishte viktima më e pafajshme e përplasjes me armë mes biznesmenëve në Velipojë ku mbetën 4 viktima, ndërsa vetë Musaeni kishte ditën e parë të punës në hotelin e njërit prej tyre.

Së fundmi qindra shqiptarë janë bërë bashkë për të ndihmuar familjen e 19-vjeçarit. I tillë është edhe Shkëlzim Murtezi, biznesmen nga Kosova, i cili është shprehur se do të ndihmojë familjen Zeneli. I ftuar në “ABC e mëngjesit”, ai ka shtuar se do të mbështesë edhe vëllanë e Musaenit, duke i siguruar një shkollim në fakultetin më të mirë të Kosovës, qoftë ai privat apo shtetëror. Më tej biznesmeni tha se përveç shkollës, vëllanë e Musaenit do e ndihmojnë edhe në punësim, për të gjetur një punë të denjë për të në mënyrë që të mos gjendet në situatë të vështirë ekonomike.

“Kam vendosur që ti ofroj shkollim falas për vëllain e Musainit. Kemi marr vendim që ai të ketë një të ardhme më të mirë. Të mos e lejmë në situatën e njëjtë. Në cilën do fakultet më të mirë, privat apo publik. Do e mbështesim edhe në karrierën e tij profesionale. Do vijmë në Shqipëri për të takuar familjarët. I kam kontaktuar familjarët e tij.” tha biznesmeni.

“Unë në cilësinë e Kryetarit të Asociacionit e kam marrë vendimin por kjo mbështetje për shkollimin e tij mund të konsiderohet si kujdesie e Kosovës ndaj vëllait të Musainit. Asociacioni është themeluar me iniciative të qeverisë Kosovës dhe qeverisë gjermane në bashkëpunim me shkollat, fakultetet dhe institucionet të tjera arsimore publike dhe private.”

 

Velipoja u trondit  mesnatën mes datës 26-27, nga një shkëmbim me armë zjarri që u mori jetën 4 personave. Viktima mbetën, biznesmeni Kujtim Verracaku (Ferrcaku) 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërve Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimit fatkeq Musaen Zenelit 20 vjeç, që e kapi një plumb në zemër dhe i mori jetën në vend. Nga përplasja me armë u plagosën po ashtu edhe Hasan Ferracaku, vëllai i biznesmenit që u vra dhe nipi i tij Elmedin Tyli. Dy të plagosurit u arrestuan për ngjarjen, ndërsa në kërkim janë shpallur tre vëllezër; Abedin, Shyqyri dhe Besar Verracaku, banues në fshatin Pulaj, të dyshuar si bashkautorë në krim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!