Vrasja në Vlorë, policia njoftim zyrtar: Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit

schedule22:41 - 7 Janar, 2024

schedule 22:41 - 7 Janar, 2024

Vlora është tronditur nga një vrasje. Mësohet se është ekzekutuar 23-vjeçari Gëzim Sinomati. Policia e Vlorës ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me këtë ngjarje.

Theksohet se Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

Gjithashtu në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.

REAGIMI:

Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi 23 vjeç, Gëzim Sinomati, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!