Autori i dyshuar për ekzekutimin e Elsi Kosiqit në Dibër, nuk është një person i panjohur për drejtësinë. Vetëm pak kohë më parë ai ishte liruar nga burgu, kurse me viktimën ishte konfliktuar edhe para 3 vitesh.
I dyshuar për ekzekutimin e biznesmenit të llixhave në Peshkopi, Mahmut Gega nuk është i panjohur për policinë.
Banor në Okshatinë, një fshat në Njësinë Administrative Shupenzë, në vitin 2015 vetëm 21 vjeç, ishte konfliktuar me viktimën Elsi Kosiqi dhe çështja konsiderohej e mbyllur.
Në 3 tetor 2015 në rrugën Peshkopi – Maqellarë me mjetin e tij Audi u përplas me një Ford Galaxy.
Në këtë aksident humbi jetën një grua.
Nuk dihen rrethanat se si Gega u dënua vetëm me 1 vit e gjysëm burg. Por i sapo liruar, katër ditë më pare ai iu rikthye konfliktit me Elsi Kosiqin.
Ky sherr u pasua me ekzekutimin e 32 vjeçarit pas mesnatës së hënë, në kohën kur ai po mbyllte portën e oborrit të shtëpisë së tij.
Autori ishte maskuar me shkurre dhe ruajti momentin më të favorshëm për ta qëlluar me automatik. Policia gjeti në vendin e ngjarjes dy gëzhoja, kurse Mahmut Gega u arrestua 20 orë pas krimit./abcnews.al