Vrasja në Kavajë/ Çfarë tha jashtë sallës së gjyqit babai i Bledar dhe Bernard Toçit?

schedule14:07 - 13 Tetor, 2019

schedule 14:07 - 13 Tetor, 2019

Të dy vëllezërit Toçi kanë mbetur në burg. Gjykata e Kavajës la në burg fillimisht vëllain e Bledar Toçit, Berndard Toçin dhe më pas në ambjentet e spitalit të Durrësit komunikoi masën arrest me burg për Bledar Toçin.

Bledar Toçi, polici i cili akuzohet për vrasjen e Dritan Haxhollit në shtëpinë e Marsida Qatjas do të qëndrojë në burg.
Masa iu komunikua në ambjentet e spitalit të Durrësit aty ku po mbahet nën kujdesin e mjekëve, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, pasi gjatë ngjarjes mbeti edhe vetë i plagosur.

Nga shtrati ku ndodhet i shtruar prokurori i çështjes i komunikoj akuzat 36 vjeçarit atë të vrasjes me dashje dhe prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Provat e siguruara në vendngjarje dhe referuar dëshmisë së personave prezentë në momentin e krimit ka dyshime që kemi të bëjnë me atë të vrasjes me dashje, kryesisht referuar 16  plumbave të qitura nga pistoleta e Bledar Toçit.

Në seancën e mbajtur me dyer të mbyllura 36 vjeçari nuk ka folur vetë, por nëpërmjet avokatit të tij ka pohuar se gjithçka ka ndodhur në kushtet e vëtëmbrojtjes.

Fillimisht sqaron avokati kundrejt Bledarit, Dritan Haxholli ka qëlluar dy herë, ndërsa në kushtet e vetëmbrojtjes ai ka qëlluar më pas mbi 41 vjeçarin duke e lënë të vdekur.

Avokati tha se do ta apelojnë vendimin, ndërsa akuza e dytë ajo e trafikimit dhe shitjes së lëndëve narkotike ende nuk është sqaruar.
Arrestimi i Toçit erdhi pas ngjarjes që ndodhi brenda në shtëpinë e Marsida Qatjas, aty ku vrau Dritan Hoxhollin dhe mbeti i plagosur edhe vetë me herët nga viktima.

Më herët në Gjykatën e Kavajës u dha masa për  Bernard Toçin vëllain e Bledar Toçit, për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Prokurori i çështjes, Gëzim Çopa u tha se të marra nga Xhulio Bitarku, kokaina e konsumuar natën e vrasjes së 41 vjeçarit e kishte marrë nga Bernard Toçi.

Mirëpo kjo deklaratë e prokurorit është hedhur poshtë nga avokati mbrojtës  Altin Sinelli. Sipas tij 3,4 gram kokainë e ndarë në 7 doza dhe e gjetur në shtëpinë e familjes Toçi nuk është e Bernardit.

Në këto kushte avokati e quajti të paligjshëm arrestimin e klientit të tij. Ai tha se Bernardi nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se prokuroria ka harruar të pyesë se në shtëpi ishin katër persona, nëna, babai dhe vëllai tjeteër i Bernardit.

Sipas avokatit, droga e gjetur në banesë i përkiste babait, Kujtim Toçit, i cili vuan nga një sëmundje e rënde dhe se kokainën e përdorte si qetësues.

I pyetur jashtë sallës së gjyqit, Kujtim Toçi, për vërtetësinë e thënieve të avokatit, mohon gjithçka, madje përpara kamerave ai thotë se nuk është babai i Bernardit.

Avokati i Bernard Toçit, u shpreh se arrestimi i klientit të tij është bërë përpara se të merreshin deklarimit e protagonisteve të ngjarjes. Madje shtoj se ai është arrestuar pasi ka qenë i dënuar edhe më parë. Momentalisht Bernardi vuan një tjetër dënim, për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike. Ai është dënuar me kusht për këtë vepër.  Pavarësisht thënieve në sallë të avokatit mbrojtës, gjykata e Kavajës e konsideroi të ligjshëm arrestimin e Bernard Toçit duke lënë masën personale të arrestit me burg.  /ABC News Albania 24/7

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!