Vrasja në Fier, Alibeaj: Krimi po mbretëron, jeta e njeriut është zhvlerësuar

schedule18:45 - 26 Tetor, 2020

schedule 18:45 - 26 Tetor, 2020

Partia Demokratike përmes ish-deputetit Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me vrasjen e ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Fierit.

Sipas Alibeajt, vrasja e një qytetari është realiteti i krimit që ka kapluar vendin.

Alibeaj thotë se krimi po mbretëron i pashqetësuar dhe se jeta e njeriut është zhvlerësuar.

Deklarata:

Vrasja në Fier, Enkelejd Alibeaj: Krimi mbreteron i pashqetesuar, nje shoqeri te tere te ngelur ne pasiguri e ne frike

Vrasja e nje qytetari, ne pike te mengjesit, eshte kembana mortore e radhes qe zgjoi qytetaret e Fierit si per t’iu kujtuar se realiteti i krimit eshte ai qe ka kapluar kete vend te qeverisur nga Rama.

Klithmat e tmerrit te bashkeshortes se viktimes jane muzika funebre qe Rama iu ka ofruar shqiptareve prej 7 vitesh!

Ajo eshte klithma qe ka dritheruar prej vitesh nje shoqeri te tere te ngelur ne pasiguri e ne frike. Eshte kerkesa per ndihme ndaj shtetit, qe kurre nuk i erdhi.

E sot, me shume se kurre kur krimi mbreteron i pashqetesuar, kur jeta e njeriut eshte zhvleresuar, kur ne vend te nevojes per pune, siguri, ekonomi, iu shfaqet fytyra e papergjegjshmerise se Rames, ndjejne se dufi i urrejtjes, zemerimit dhe nevojes per tu cliruar eshte zgjidhja e vetme!

25 prilli po afron! Tik-tak, tik-tak…

n.d./abcnews.al