Policia e Dibrës ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar ku mbeti i vrarë me thikë 36 vjeçari. Një nga autorët e dyshuar është arrestuar. Ai është Vangjel Balla 20 vjeç. Por policia ka arrestuar edhe babë e bir, pronarë të lokalit ku ndodhi krimi pasi nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë për atë që kanë parë. Ata janë Sami Lusha, 56 vjeç dhe Blerim Lusha, 25 vjeç, banues në fshatin Arras.
Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi i posaçëm i hetimit, i ngritur për zbardhjen e vrasjes, dyshohet se shtetasi Aleksandër Balla i cili është shpallur në kërkim, gjatë një konflikti për motive të dobëta në lokalin e shtetasit Sami Lusha në fshatin Arras në bashkëpunim me vëllain e tij Vangjel Balla i cili eshte arrestuar kanë vrarë me thikë shtetasin Idajet Zogun 36 vjeç nga fshati Sinë i njesise Administrative Arras.
Nga veprimet e kryera dyshohet se shtetasi Sami Lusha dhe djali i tij Blerim Lusha , në bashkëpunim me njëri tjetrin nuk kanë kallzuar për rrethanat e krimit. /abcnews.al



