Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja mes kushërinjve në Batllavë, policia jep detajet

schedule09:31 - 19 Tetor, 2021

schedule 09:31 - 19 Tetor, 2021

Policia e Kosovës ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e djeshme në Batllavë të Podujevës, ku mbeti i vrarë një 48-vjeçar me inicialet G.B. Nga i dyshuari thuhet se është sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorur në këtë rast, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Batllavë, Podujevë 18.10.2021 – 08:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me armë zjarri kishte privuar nga jeta viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante të policisë ka dalë ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë urgjente dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!