Policia malteze ka vënë në arrest tetë shtetas me shtetësi malteze të dyshuar si atentatore të vrasjes me bombë në makinë të gazetares dhe blogeres Daphne Caruana Galizia.
Kryeministri Maltez Joseph Muscat, deklaroi për mediat se operacione policie janë në zhvillim e sipër në qytetet Marsa, Bugibba dhe Zebbug. Qeveria ka ofruar një shpërblim prej 1 milion euro për informacvione mbi vrasjen e saj. Gjithashu, për të hetuar ngjarjen janë thirrur edhe hetues amerikane nga FBI.
Gazetarja Galizia u vra në 16 tetor pranë shtëpisë së saj, pasi makines se saj iu vu bombe, një akt që shokoi të gjithë vendin. 53-vjecarja njihej për akuzat për korrupsion drejtuar politikanëve më të rëndësishëm të vendit nga Kryeministri deri tek Presidenti. Ajo kishte një karrierë 30 vjecare dhe ishte pionere e gazetarisë investigative në Maltë.
Ndërkohë, duke shfrytëzuar blogun e saj ajo ka sulmuar fortë politikanë të Partisë Laburiste dhe Partinë Nacionaliste të qëndres së djathtë për veprime korruptive duke shfrytëzuar postet politike. Galizia, kishte akuzar edhe gruan e Kryeministrit Maltezë si të lidhur me një llogari bankare në Panama që kanalizonte fonde nga familja Aliyev në pushtet në Azerbajxhan.
Kryenminsitri dhe bashkëshortja e tij i mohuan forcërisht akuzat për korruspison, por pas shpërthimit të skandalit ai thirri zgjedhje të parakoshme të cilat i fitoi./abcnews.al