Vrasja makabre e 50-vjeçares, shtyhet seanca e masës së sigurisë për tre autorët

schedule09:29 - 10 Janar, 2020

schedule 09:29 - 10 Janar, 2020

Drita Saliaj është 50-vjeçarja e cila u sulmua më 5 janar, në shtëpinë e saj nga tre persona që kishin shkuar për të vjedhur.

Luis Saliaj 16 vjeç, Sindi Shehaj po 16 vjeç dhe Ervis Zotaj 26 vjeç, pasi kanë hasur në rezistencën e zonjës së shtëpisë e kanë goditur atë dhe më pas trupin e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit.

Masa e sigurisë për të tre të pandehurrit pritej të zhvillohej ditën e sotme, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Dosja e tyre ka mbërritur në Gjykatën ne Fierit, ndërsa masa për të tre autorët pritet të vendoset nesër.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se familjarët të revoltuar kërkojnë që gjykimi i Luis Saliajt të jetë nga më të rëndët. “Ka qënë xhaxahi i Luis Saliaj ai që e ka dorëzuar në polici dhe pjesa më e madhe e të afërmeve janë shprehur se djali ishte problematik.

Ndërkohë reagim ka pasur vetëm nga bashkëshorti i Drita Saliajt ndërsa dy djemtë kanë qëndruar larg mediave. “Ai pret që të vendoset drejtësia në vend, dënimi i tyre sipas ligjit shqiptar për dy të miturit parashkohet të jetë më i butë”, raporton gazetarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!