Vrasja e të miturit në Shkodër, dëshmia e autorit/ 15-vjeçari: Më qëlloi i pari, më pas e godita me thikën e tij

schedule11:43 - 15 Tetor, 2024

schedule 11:43 - 15 Tetor, 2024

Një ngjarje e rëndë u raportua mbrëmjen e të hënës në Shkodër. Kur 15-vjeçari Emiljano Gjoni mbeti i vrarë më thikë pas një konflikti me një bashkëmoshatar të tij.

Autori, një 15-vjeçar ka dëshmuar para policisë se ka qenë Emiljano Gjoni ai që e ka goditur i pari me thikë.

Në dëshminë e tij në praninë të prindit dhe psikologut pranë oficerëve të policisë gjyqësore ka thënë: “ E kam takuar në rrugë Emiljano dhe ai më ka qëlluar i pari me thikë. Dhe ka marrë një plagë në sup. Ai ka dëshmuar e ka qenë thika e tij. Më qëlloi i pari më pas e qëllova”.

Dy të miturit janë fqinjë me njëri tjetrin kanë frekuentuar të njëjtën shkollë .